Lajme
Mbahet trajnimi për kërkim shpëtim në vise malore

Mbahet trajnimi për kërkim shpëtim në vise malore

Krijuar në datën 12/10/2020
Kursi i organizuar nga ana e Ambasadës Amerikane për kërkim shpëtim në vise malore dhe shpëtimi me Helikopter i mbështetur nga KFOR-i Amerikan u realizua nga dt 18.04.2017 deri me 25.04.2017 në ambiente të ndryshme, duke filluar në AKSP, Kampin BONSTEEL , dhe Malet e Sharrit –lokacioni Shtëpia e Malorëve në Prizren.

Pjesëmarrës në cilësinë e të trajnuarve dhe Certifikuarve në funde të trajnimit ishin nga 10 ( dhjetë) pjesëtarë nga : AME NJPZSH nga disa Komuna , PK njësia FIt, dhe FSK Njësia e RMC Pomozotin .

Trajnimi u realizuar me sukses të shkëlqyeshëm , ku pjesëmarrësit edhe demonstruan shkathtësitë e fituara në zhvillimin e ushtrimit me dt.24.04.2017 në rrëzë malet e Sharrit Prizren, lokacioni i fshatit Pouskë.